Dorëzohen 135 apartamente të rindërtuara në Durrës

Më datë:

135 familje të lagjes 17 në Durrës banesat e të cilëve ishin dëmtuar nga tërmeti, hynë në shtëpitë e reja, rindërtuar me të gjithë parametrat e infrastrukturës nga rrugët e brendshme të asfaltuara te ndriçimi hapësirat e gjelbra.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ceremonia e shpërndarjes së apartamenteve, ku kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako dorëzoi çelësat e banesave te familjarët.

“Zemra plot” shkruan Rama, ndërsa ndan pamjet e lagjes 17 në Durrës, e rilindur nga e para.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të apartamenteve, Sako theksoi se bashkia e Durrësit ka bërë një punë të jashtëzakonshme.

“Në qytetin tonë është ndërtuar një qytet i ri brenda qytetit sepse dëmet kanë qenë të larta. Përveç atyre që ne kemi bërë rikonstruksione sot bëmë të mundur në lagjen 17 dorëzimin e çelësave për 135 familje”, u shpreh Sako.

Ajo falënderoi veçanërisht kryeministrin Edi Rama, që është gjendur pranë në gjithë këtë periudhë kohore.

“Falë mbështetjes së tij kemi bërë të mundur të ndërtojmë rreth 1496 apartamente në qytetion tonë, ku pjesërisht janë bërë pallatet po aty ku ishin. Kemi edhe lagjen e Spitallës me 996 apartamente për të cilat duam t’i bëjmë dorëzimet brenda vitit 2024”, tha Sako.

Ajo falënderoi po ashtu FSHZH-në që ka bërë ndërtimin e objekteve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...