“Do ketë ndërhyrje edhe në Kushtetutë” Hajdari flet pas takimit për ‘Zgjedhoren’: 15 marsi duket një datë e pamundur

Më datë:

Për bashkëkryetaren e komisionit për reformën zgjedhore, Rudina Hajdari, reforma zgjedhore nuk përjashton ndryshimet në kushtetutën e vendit, jo vetëm në Kodin Zgjedhor. Në një prononcim për mediat në përfudim të takimit, Hajdari çmoi si shumë të rëndësishme transparencën në këtë proces, ndërsa theksoi se gjithçka kryhet nën mbikëqyrjen e ndërkombëtareve.

“Ramë dakord për kalendarin, çështjet që do shtrojmë. Të gjitha duan kohën e duhur dhe seriozitetin e duhur që te jemi në gjendje të arrijmë në dakordësi. Me rendësi është të arrijmë në një produkt final, që të jetë i duhuri dhe më i përshtatshmi për të garantuar të drejtën e zgjedhurit, t’i heqim presionin politik, që qytetarët e kanë patur të pamundur të mendojnë të lirë.

Me rëndësi është transparenca e kësaj tryeza, mbikëqyrja e ndërkombëtarëve. Sot ka patur prezencë të OSBE e BE-së, gjithashtu ishte i pranishëm edhe ambasadori britanik.  Pra ka një angazhim të fortë në lidhje me ketë tryezë. 15 marsi datë është ambicioze dhe shumë e pamundur, por ekspertët do ulen do punojnë paraprakisht, nëse është e nevojshme do ketë ndryshime edhe në kushtetute, jo vetëm ne Kodin Zgjedhor.” u shpreh Hajdari.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sërish përplasje në Aeroportin e Vlorës

Punonjësit e kompanisë “Mabco” të Behgjet Pacollit janë rikthyer...

Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës: Duam qeveri teknike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka kërkuar...

Burri plagos me thikë gruan në Pogradec

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec këtë...

Negociatat me BE dhe investimet franceze, Macron pret Ramën në Paris

 Kryeministri Edi Rama, ndodhet këtë të hënë në Francë...