Berisha kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës: Duam qeveri teknike

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka kërkuar demokratëve dhe mbarë qytetarëve shqiptarë që të vazhdojnë protestat masive me qëllim largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një konference për mediat, Berisha hodhi akuza të rënda ndaj kreut të qeverisë, duke thënë se mbi të rëndon një “mal me dosje korrupsioni” dhe akte të tradhtisë së lartë kombëtare, si përzënia masive e shqiptarëve dhe goditjet pas shpine ndaj Kosovës.

“Thirrja ime për çdo demokrate e demokrat, për çdo mbështetëse dhe mbështetës të PD, por edhe çdo qytetar shqiptar që e do këtë vend, të vazhdojë protestën më të fuqishme që ka njohur vendi në misionin e madh shpëtimtar ndaj vendit dhe kombit, largimin sa më parë të Edi Ramës, mbi të cilin rëndon një mal me dosje korrupsioni.

Mbi të cilin rëndojnë akte të tradhtisë më të lartë kombëtare ndaj kombit shqiptar, përzënia masive e shqiptarëve nga Shqipëria dhe thikat pas shpinës ndaj Kosovës dhe autoriteteve të saj.”

Lideri i opozitës përmendi gjithashtu shifra konkrete, duke u ndalur te një raport i OSBE-së i vitit 2014 që e akuzon Ramën për fshehjen e 200 milionë eurove offshore, si dhe deklaroi se familjarët e kryeministrit janë të përfshirë në afera korruptive e kriminale.

Sipas tij, protesta e fundit e pothuajse gjysmë milioni shqiptarëve dëshmon se asnjë forcë nuk mund ta shpëtojë më kreun e ekzekutivit nga largimi. Në mbyllje, Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit dhe krijimin e një qeverie kujdestare të përbërë nga ekspertë, e cila do të ketë si mision parësor rikthimin e votës së lirë në vend.

“Mbi të cilin rëndojnë vjedhjet e tmerrshme të tij. Vetëm në vitin 2014, në raportin e OSBE, Edi Rama akuzohet se ka depozituar offshore si kryetar bashkie 200 milionë euro të vjedhura taksapaguesve shqiptarë.

Po pas kësaj, seria e dosjeve është sa mali i Dajtit në kuptimin e miliardave që përfshijnë. Sulltani i Surrelit është dëshmuar familjarisht një hajdut i pamëshirë ndaj shqiptarëve. Ai ka grabitur me suitën e tij miliarda, miliarda euro. I ka shndërruar në pallate, vila për veten e tij, në saraje.

Familjarët e tij figurojnë në dosjet kriminale të AKSHI-t, në dosjen kriminale të Porto Romanos dhe në dhjetëra e dhjetëra dosje të tjera. Protesta e pothuaj gjysmë milionë shqiptarëve ditën e shtunë dëshmon se Edi Ramën nuk ka forcë në botë që ta shpëtojë. Ndaj dhe kërkoj edhe njëherë dorëheqjen e tij të menjëhershme.

Krijimin e një qeverie kujdestare jo të forcave politike, por të përbërë nga ekspertë dhe njerëz të përgjegjshëm që i rikthejnë Shqipërisë dhe shqiptarëve votën e lirë dhe bëjnë që ata të zgjedhin njerëzit që duan me votën e tyre.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shkodër: shtyhet seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut Benet Beci

Seanca gjyqësore në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Shkodrës Benet...

Rritet roli i SHISH-it, përfshihen siguria ekonomike dhe lufta kibernetike

Pas sulmeve kibernetike të Iranit ndaj strukturës të shërbimeve...

Serbia mes SHBA-ve dhe Kinës, përplasja që ‘vë në provë’ Beogradin

Autoritetet në Serbi janë përballur me një situatë të...

Arrestim pas arratisë së gjatë – dy të dyshuar për vrasjen e 45-vjeçarit

Pas afro 5 muajsh, janë arrestuar dy autorët e...