Digjen mbi gjashtë mijë hektarë pyje në Portugali

Më datë:

Afro 6200 hektarë me pyje në Portugali u shkrumbuan gjatë fundjavës si pasojë zjarreve që kanë përfshirë pjesën perëndimore të vendit.

Ndërkohë gjashtë persona, sipas autoriteteve të mbrojtjes civile, u plagosën në përpjekje për të shuar flakët.

Më shumë se 1,100 zjarrfikës, si dhe 11 helikopterë dhe avionë zjarrfikës po luftojnë  me zjarret në zonat malore të Castelo Branco dhe Proença-a-Nova.

Ndërkohë, janë evakuuar banorët e disa fshatrave pasi banesat rrezikojnë të digjen.

Zëdhënësi i mbrojtjes civile Jody Rato u tha gazetarëve se do të duhen disa ditë për të vënë nën kontroll vatrën e madhe të zjarrit.

Me të njëjtën situatë po përballet dhe Spanja, ku raportohet për qindra hektarë me pyje të djegura. Autoritetet spanjolle njoftuan se kanë mundur të vendosin nën kontroll vatrën e zjarrit në zonën verilindore të Katalonjës dhe atë në Huelva.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...