Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, gjykata lë në burg 6 të arrestuarit

Më datë:

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg 6 persona të arrestuar për dhunimin e shefit të Krimeve në Komisariatin e Sarandës, ngjarje e ndodhur më 16 gusht në ambientet e jashtme të një lokali.

Në mesin e të arrestuarve është administratori i lokalit, një taksist dhe 4 roje sigurie ndërsa një tjetër roje sigurie është shpallur në kërkim.

Shefi i Krimeve, po kalonte me automjetin e tij kur ka konstatuar një konflikt që po ndodhte në rrugën “Butrinti”. Ai ka ndaluar dhe është identifikuar si punonjës i Policisë së Shtetit me qëllim neutralizimin e konfliktit. Në ato momente, ai është goditur nga rojet e sigurisë së lokalit ku dhe ka ndodhur konflikti, të gjithë të arrestuar.

Pas rreth një minute, në vendngjarje kanë mbërritur forcat “Shqiponja” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë shoqëruar personat e përfshirë. Në vijim të kontrolleve, policia ka lokalizuar edhe pjesën tjetër të rojeve në një banesë në fshatin Gjashtë.

Në të njëjtën kohë, dy punonjës policie, të cilët punonin pa leje si roje sigurie në lokalin ku ndodhi konflikti, janë pezulluar nga detyra. Ata po i nënshtrohen hetimit disiplinor, pasi nuk kishin njoftuar Policinë për konfliktin dhe nuk kishin ndërhyrë për parandalimin e përshkallëzimit të tij.

Njoftimi i Gjykatës Sarandë

Goditën shefin e krimeve, gjashtë persona nën hetim nga Prokuroria e Sarandës për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u dha masa e sigurisë ‘Arrest me burg’ për gjashtë shtetasit A.K., B.S., E.N., F.H., I.Ç., dhe M.K. të akuzuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 237/3 dhe 25 të Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr. 594, datë 17.08.2026, nisën pasi më datë 16.08.2026, në orët e para të mëngjesit Shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, shtetasi M. B., ndërhyu për neutralizimin e një konflikti mes punonjësve të sigurisë së klub “Orange”, Sarandë, të cilët ishin duke goditur disa shtetas.

Pavarësisht se ky shtetas kur u afrua u prezantua se ishte Shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ai u godit nga punonjësit e sigurisë.

Me vendimin datë 19.08.2026, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës se sigurimit “Arrest me burg” parashikuar nga neni 238 k.Pr.Penale për gjashtë shtetasit e arrestuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SHBA thirrje liderëve politikë për formimin e institucioneve në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar thirrjen ndaj...

Përshtati lokalin për zhvillimin e lojërave të fatit, arrestohet 35-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit njoftoi sot se në kuadër të...

Kërkesa për referendum për ligjin e zonave të mbrojtura, KQZ miraton fletën tip për mbledhjen e firmave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) zhvilloi sot seancën publike...

Forcohet bashkëpunimi institucional për parandalimin e pastrimit të parave

 Inspektorati i Përgjithshëm  dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare kanë...