Dhuna në Kuvend, dëmi financiar do të paguhet nga deputetët përgjegjës

Më datë:

Kuvendi ka ngritur një grup pune për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga dhuna e ushtruar në seancën e djeshme parlamentare nga deputetët e opozitës dhe deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar.

Me anë të një deklarate, Kuvendi thekson se, “si institucioni më i rëndësishëm kushtetues që mishëron vullnetin e popullit nëpërmjet të zgjedhurve të vet, u sulmua dje si kurrë më parë dhe u përball me akte të rënda, deri në zjarrvënie, të dënueshme në aspektin e legjislacionit shqiptar dhe absolutisht të papranueshme në çdo aspekt tjetër”.

“Veprimet e ndërmarra nga deputetët e përfshirë, përmes goditjes me sende të forta ndaj personave të tjerë dhe djegies, shkatërrimit dhe dëmtimit të pajisjeve në sallën e seancave plenare, kanë shkaktuar përveç veprave penale edhe dëmtime të rënda të pronës publike”, bën të ditur Kuvendi.

Kuvendi informon se ka ngritur një grup pune për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar.

“Karriget e djegura prej tyre nuk janë të tyret, po janë të popullit shqiptar dhe janë blerë e mirëmbahen ashtu si edhe të gjitha pajisjet e tjera, me taksat e shqiptarëve. Zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë”, thuhet në deklaratën e Kuvendit.

“Kuvendi i Shqipërisë u kujton të gjithëve se ky institucion është besimi dhe vullneti i popullit dhe populli nuk është një karrige që digjet, po është Sovrani që shërbehet deri në fund nga Kuvendi për besimin dhe vullnetin e Tij”, përfundon deklarata e Kuvendit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Flamingo Mirror”/ Rama zbulon dosjet “Narta-Sazan” dhe “KAYO”

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën “Flamingo Mirror”,...

“Kërcet plumbi, të ikën koka”/ Berisha: Hyseni ka qenë në vilën e Agasit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se...

Denoncimi i të miturave, Erind Xhaferi përballet me gjykatën në Fier

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të...

“Duhet të prijmë protestat”, Blushi kritikon opozitën

Sekretari i Përgjithsëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...