“Duhet të prijmë protestat”, Blushi kritikon opozitën

Më datë:

Sekretari i Përgjithsëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kërkuar që opozita të organizojë një protestë kombëtare më 8 tetor, në ditën kur pritet të zhvillohet seanca plenare në Kuvend për Reformën Territoriale.

Gjatë diskutimeve brenda opozitës, Blushi u shpreh kritik ndaj mënyrës së ndjekjes së procesit, duke kërkuar që opozita të mos fokusohet vetëm te rrugët procedurale, por të marrë drejtimin e protestave.

“Nuk kemi kohë për të ndjekur rrugët procedurale. Të mos delegojmë përgjegjësitë te qytetarët, duhet t’u prijmë protestave. Më 8 tetor shqiptarët të mblidhen para Kuvendit, që t’i tregohet Ramës se zot i vendit janë shqiptarët”, deklaroi Blushi.

Sipas tij, e enjtja duhet të shërbejë si një mundësi për qytetarët që të reagojnë ndaj ndryshimeve të propozuara për hartën administrative.

“E enjtja është mundësi që shqiptarët të mbrojnë historinë dhe dinjitetin. Opozita t’i prijë protestës kombëtare, sepse harta e propozuar nga Rama është antikombëtare”, u shpreh ai.

Blushi bëri të qartë edhe propozimin e tij për opozitën: organizimin e një proteste kombëtare më 8 tetor përpara godinës së Kuvendit.

“Propozimi im është të enjten të thirret një protestë kombëtare”, përfundoi Tedi Blushi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Flamingo Mirror”/ Rama zbulon dosjet “Narta-Sazan” dhe “KAYO”

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën “Flamingo Mirror”,...

“Kërcet plumbi, të ikën koka”/ Berisha: Hyseni ka qenë në vilën e Agasit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se...

Denoncimi i të miturave, Erind Xhaferi përballet me gjykatën në Fier

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të...

Territorialja përplas Berishën me aleatët, Ndoka: Na le në terr

Reforma territoriale përplas aleatët e Berishës/ Ndoka: “Na mbajtët...