-0.5 C
Tirana

Dhjetëra-mijëra njerëz në Gjeorgji kërkojnë zgjedhje të reja

Më datë:

Dhjetëra-mijëra njerëz protestuan në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi kundër fitores së partisë qeverisëse ”Ëndrra gjeorgjiane” në zgjedhjet parlamentare, mes thirrjeve të opozitës për një rivotim të mbikëqyrur ndërkombëtarisht.

Presidentja pro perëndimore e vendit, Salome Zourabichvili, iu drejtua protestuesve, ndërsa njerëzit valëvitnin flamuj evropianë dhe gjeorgjianë përpara parlamentit.

“Vota juaj u vodh dhe ata u përpoqën të vidhnin të ardhmen tuaj”,  theksoi ajo.

Pavarësisht provave të gjera të parregullsive, komisioni zgjedhor i Gjeorgjisë shpalli partinë konservatore nacionaliste “Ëndrra gjeorgjiane” fituese të zgjedhjeve me një përqindje votash prej rreth 54%, sipas të dhënave paraprake.

Aleancat opozitare pro evropiane morën 11% ose më pak të votave.

Zourabichvili tha se nuk do të njihte rezultatet e votimeve duke thënë se ato ishin krejtësisht të falsifikuara për shkak të ndërhyrjes ruse.

”Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë në këtë vend”, theksoi ajo

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shtëllunga deri në qiell, zjarr i madh te tregu i rrobave të përdorura tek 5 Maji

Sot në 8 janar, flakë të përmasave të mëdha...

PD kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 7 qarqe

Partia Demokratike kërkoi sot që qeveria të shpallë gjendjen...

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara...

Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga...