15.5 C
Tirana

Zgjedhjet në Gjeorgji/ Presidentja nuk e njeh rezultatin, bën thirrje për protesta

Më datë:

Kryeministri i Gjeorgjisë ka përshëndetur rezultatin fitues të zgjedhjeve dhe ka theksuar se nuk ka pasur manipulim votash.

“Parregullsitë ndodhin kudo, në çdo vend,” tha Irakli Kobakhidze nga partia “Ëndrra Gjeorgjiane” për BBC.

Rezultatet zyrtare nga Komisioni Zgjedhor i Gjeorgjisë i dhanë “Ëndrrës Gjeorgjiane” në pushtet një shumicë prej 54%. Ndërkohë, sipas sondazheve në mediat gjeorgjiane, thuhej se 4 parti opozitare kishin dalë fituese.

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zourabichvili, ka thënë se sipas saj është falsifikuar totalisht votimi dhe ju ka bërë thirrje mbështetësve të opozitës që të mblidhen jashtë Parlamentit të hënën.

Vëzhguesit e zgjedhjeve janë ankuar për një “fushë të pabarabartë loje” në zgjedhje, duke pretenduar se shkalla e shkeljeve të votave mund të ketë ndikuar në rezultat. Ndërkohë, SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë mbështetur thirrjet e vëzhguesve të zgjedhjeve për një hetim të pavarur.

Ndërkohë, Kryeministri i Gjeorgjisë këmbëngul se nga 3 mijë e 111 qendra votimi, ka pasur incidente vetëm në disa qendra, ndërkohë që në të gjitha të tjerat mjedisi ka qenë krejtësisht i qetë

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha “shigjeton” partitë e reja: Fusin familjarët në listë të mbyllur, imagjinojeni në qeveri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim...

Pas vizitës dy ditore, ish-presidenti Hashim Thaçi niset për në Hagë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili qëndroi për...

Trump: Korniza për paqen në Ukrainë është hartuar

Rusia ka më shumë sanksione se kushdo vend tjetër,...