Detaje/ Vjehrri i deputetit që u hodh nga dritarja e “Covid 2” kurohej edhe për depresion

Më datë:

Detaje të reja mësohen në lidhje me 65-vjeçarin Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit, që mbrëmjen e djeshme vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëhedhur nga dritjarja e katit të katërt të spitalit “Shefqet Ndroqi” aty ku ishte shtruar e po kurohej për Covid 19.

Mira, vjehrri i deputetit socialist Gjetan Gjetani duket se e ka ndërmarrë aktin në kushte të rënduara psikologjike, por sot gazetarja Aurora Golemi mëson edhe detaje të tjera për këtë pacient.

Burime nga spitali, i kanë konfirmuar se 65-vjeçari ishte kuruar edhe për depresion. Ndonëse e kishte kaluar fazën e rënduar, nuk dihet se si situata ka agravuar duke e çuar drejt aktit të rëndë të vetëflijimit. Ndërsa hetimet për rastin vijojnë, nga vetë spitali “Shefqet Ndroqi” nuk ka ende një reagim.

Po sot Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dy rastet e vetëvrasjes së pacientëve me Covid 19, për akuzat e shkaktimit të vetëvrasjes dhe mjekimit të pakujdesshëm.


Viktima, njëherësh vjehrri i deputetit socialist Gjetan Gjetani ka bërë një natë më parë me fqinjin e tij një telefonatë . Ai i thotë se ka mundur të sigurojë telefonin përmes rryshfetit dhe se kishte 5 minuta kohë për të folur. Gjatë bisedës shprehet i tronditur nga ajo që ka parë në këtë spital (pa e specifikuar) dhe shton se nuk do shtrohej kurrë nëse do ta dinte se çfarë po ndodhte aty.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...