14.5 C
Tirana

“Deputeti që Duam”, Rama: 392 kandidatë, për një skuadër të re në zgjedhjet e ardhshme

Më datë:

Platformës inovatore të Partisë Socialiste “Deputeti që Duam” i janë bashkuar në më pak se 2 muaj, 392 kandidatë nga brenda dhe jashtë vendit.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, u shpreh sot se kjo platformë do të shërbejë për një skuadër të re të shoqërisë shqiptare në fushëbetejën e pranverës së ardhshme për “Shqipërinë 2030”.

“Faleminderit atyre që kanë trokitur dhe bujrum kujtdo që do të trokasë dera është e hapur!. Platforma ‘Deputeti që Duam’, ka mikpritur në më pak se 2 muaj 392 kandidatë, nga brenda e jashtë vendit dhe nga brenda e jashtë partisë natyrisht, për një skuadër të re të shoqërisë shqiptare në fushëbetejën e pranverës së ardhshme për SHQIPËRINË 2030 dhe për një Parti Socialiste të rienergjizuar fuqishëm, si një fuqi e re udhëheqëse drejt majës së Bashkimit Europian në vitin 2030”, u shpreh Rama.

Në fjalën e mbajtur dje në takimin me grupin e dytë të aplikantëve në këtë platformë, Rama tha se “kemi nevojë për të filluar një transfuzion të ri të gjakut, një ndryshim dhe një kalim të ri të stafetës”.

“Kjo duke filluar t’i japim mundësi një gjenerate tjetër, por jo tjetër në moshë thjesht, por tjetër edhe në përmbajtje, tjetër edhe në brumë, e brumosur jo vetëm në rrugën brenda PS, sepse këtu janë të lirë të gjithë, edhe ata që janë brenda PS që të thonë ‘çfarë kanë më shumë këta të tjerët, se dua të jem unë në vend të tyre’, por edhe Shqipëria jashtë rrugës së PS-së”, tha Rama.

Po ashtu, Kryeministri theksoi se ky është një aplikim për t’u rreshtuar në një forcë politike dhe në një skuadër që është në betejë.

“Aplikim për t’u rreshtuar në një organizëm që është një organizëm që jeton me betejën, që jeton me sfidat, që do të thotë për të hyrë në një punë ti bën një intervistë edhe të zgjedhin, ose nuk të zgjedhin dhe ulesh dhe zë vendin e punës, ose nuk e zë. Ndërsa për të hyrë këtu duhet betejë. Dhe çfarë beteje? Duhet betejë për t’u spikatur”, theksoi Rama.

Ndërsa ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi u shpreh se, “PS ka arritur të tërheqë një sërë kandidatësh që shtojnë vlera”.

“Pjesa që vlen për t’u theksuar është që kemi shumë prej jush, që në fakt nuk vijnë nga politika dhe as e kanë menduar veten pjesë të politikës, por që sot kanë ndjerë atë frymëzimin apo thirrjen që të bëhen edhe ata pjesë e politikës”, shtoi Muzhaqi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrasja e Egli Progës, gjykata çon në burg 3 persona të tjerë

Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për...

Kjo është zhurma që bën Toka në hapësirë

Ky është tingulli i fushës magnetike të Tokës.  Madje...

Krijohet partia e re opozitare “Djathtas 1912”, Alibeaj: Besojmë tek shteti i së drejtës

Deputeti Enkelejd Alibeaj prezantoi sot parimet e partisë së...

Dhimbjet e Kyçeve – Ushqimet që nuk Duhet të Hani

Dhimbjet e kyçeve ndikojnë fort në cilësinë e jetës,...