Demokratët në Strasburg, Vokshi: Njoftuam miqtë tanë për situatën në vend!

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, në një deklaratë për mediat ka njoftuar se grupi i PD në Strasburg ka zhvilluar sot takime me zyrtarë të lartë të BE, ndërsa renditi çështjet për të cila kanë informuar eurodeputetët.

Vokshi u shpreh se do të përdorin të gjitha instrumentat që PE parashikon për të marrë vendime për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Ditë shume intensive takime të niveleve më të larta në PE. Kemi takuar pa dallim të gjithë grupet politike, dhe i vumë në dijeni për situatën në vend përtej propagandës.

U ndalëm tek shkelja e Kushtetutës, pra praktikisht ka rënë rendi kushtetues në Shqipëri, mos organizimi i zgjedhjeve të lira që kur në pushtet erdhi Rama, për korrupsionin galopant, si dhe përdorimi i drejtësisë politikisht për të sulmuar e persekutuar opozitën.
U ndalën në sulmin e paprecedentë për shkatërrimin e opozitës para zgjedhjeve parlamentare.
Do të përdorim të gjitha instrumentet që PE parashikon për të marrë vendime për zgjedhje të lira e të ndershme. Vota e lirë do të thotë demokraci”, u shpreh ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia tejkaloi kompetencat gjatë protestave/ 7 efektivë pezullohen, 55 ankesa nën hetim

Në një takim në Korçë që kishte në fokus...

Të rinjtë përleshen me thika në Has, tre të plagosur, njëri dërgohet në gjendje të rëndë

Një përleshje me thika është regjistruar në Has, ku...

PD në krah të studentëve/ Berisha fton qytetarët në protestën e nesërme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD-ja...

Ora ndryshon ditën e diel, një orë më shumë gjumë në mëngjes

Natën mes së shtunës, 24 tetor, dhe së dielës,...