Tur takimesh me Diasporën/ Rama udhëton drejt SHBA-ve e më pas në Greqi, zbardhet axhenda

Më datë:

Kryeministri Edi Rama niset sot drejt SHBA-ve në vijim të turit të tij dhe takimeve me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Më 26 tetor Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët në SHBA dhe konkretisht në New York.

Një takim në vijim të turit të nisur në maj të këtij viti për takimet me diasporën, ku Rama ka qenë në Athinë, e më pas në Milano.

“Një takim i rëndësishëm i Ramës në SHBA, ku pritet të dëgjojmë apelin e Ramës për diasporën që të kthejë sytë nga vendi për investime, pasi sipas tij klima e investimeve është shumë e mirë.


Pas New York-ut Rama do të udhëtojë më 3 nëntor për në Selanik ku do të takohet me shqiptarët në Greqi”, zbuloi gazetari Gjençaj.

Një tjetër temë e këtyre takimeve do të jetë dhe vota e diasporës tashmë e garantuar me Kodin zgjedhor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia tejkaloi kompetencat gjatë protestave/ 7 efektivë pezullohen, 55 ankesa nën hetim

Në një takim në Korçë që kishte në fokus...

Të rinjtë përleshen me thika në Has, tre të plagosur, njëri dërgohet në gjendje të rëndë

Një përleshje me thika është regjistruar në Has, ku...

PD në krah të studentëve/ Berisha fton qytetarët në protestën e nesërme

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD-ja...

Ora ndryshon ditën e diel, një orë më shumë gjumë në mëngjes

Natën mes së shtunës, 24 tetor, dhe së dielës,...