Meloni i vë ‘vulën’: Marrëveshja Shqipëri-Itali nuk bie

Më datë:

“E kisha marrë parasysh se do të dilnin pengesa, por ato do të kapërcehen: protokolli Itali-Shqipëri do të funksionojë”. Për këtë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni është më se e bindur.

“Nuk do të lejoj të rrëzohet një zgjidhje të cilën ne e kemi identifikuar në përputhje të plotë me ligjin italian dhe europian, vetëm sepse ka një pjesë të politikës që nuk është dakord”, u shpreh ajo duke shtuar: “Jam e vendosur të ecim përpara, sepse është një angazhim që e kam përpara italianëve!”.

Qeveria italiane miratoi të hënën një ligj të ri që synon të tejkalojë pengesat juridike për zbatimin e marrëveshjes së debatueshme me Shqipërinë për emigrantët.

Sipas dekretit të ri, që ka hyrë menjëherë në fuqi, Roma zyrtare shkurtoi listën e vendeve që i konsideron të sigurta. Emigrantët që nuk do të fitojnë statusin e azilantit nuk do të deportohen drejt vendeve të pasigurta.

Numri i vendeve që Italia i konsideron të sigurta, është zvogëluar tashmë në 19, nga 22 që ishin më parë. Nga lista janë përjashtuar Kameruni, Kolumbia dhe Nigeria. Vendimi u mor pasi gjykata në Romë rrëzoi masën e ndalimit për 12 emigrantët e parë të dërguar në qendrën e pritjes së emigrantëve në Shqipëri.

Gjykata vendosi se vendet e tyre të origjinës, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk ishin vende të sigurta për rikthimin e tyre. Pas vendimit të gjykatës, emigrantët u rikthyen në Itali, ku mund të riaplikojnë për azil.

Ekzekutivi vendosi ta bëjë ndryshimin me një akt ligjor, në vend të një vendimi të qeverisë, duke e bërë kështu më të vështirë bllokimin e tij në gjykatë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion në Lezhë, policia u pret rrugën tre personave të dyshuar për atentat

Tre persona janë arrestuar nga Policia në kuadër të...

Tornado shkatërruese në Siçili, dy persona në gjendje të rëndë

Një tornado e fuqishme ka përfshirë bregdetin perëndimor të...

Vlerësim nga lart-poshtë për administratën, Rama: Në karrierë do të rriten sipas meritës

Kryeministri Edi Rama duke folur për funksionimin e administratës...

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, ja çfarë ndodh me çështjen

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e kreut të...