Delegacioni iranian në Romë, çfarë do të diskutohet

Më datë:

Delegacioni iranian ka mbërritur në Romë ku do të marrë pjesë në bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara. Ministri i Jashtëm dhe kryenegociatori i Iranit, Abbas Araghchi kanë mbërritur në Itali, sipas agjencive iraniane të lajmeve. 

Abbas Araghchi dhe i dërguari i Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të negociojnë në mënyrë indirekte, një javë pas një raundi të parë në Muscat që të dyja palët e përshkruan si konstruktiv.  Bisedimet e para SHBA-Iran për programin bërthamor u zhvilluan në Muscat më 12 prill.

Me kërkesë të palëve, raundi i dytë i bisedimeve tashmë do të mbahet në Itali. Raundi i ri vjen pasi të dy vendet zhvilluan negociatat e tyre të nivelit më të lartë që kur Presidenti i SHBA Donald Trump braktisi në mënyrë të njëanshme një marrëveshje bërthamore të vitit 2015. Irani që atëherë ka braktisur të gjitha kufizimet në programin e tij bërthamor.

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të sulmojë Iranin nëse nuk bie dakord për një marrëveshje me SHBA-në. Irani beson se arritja e një marrëveshjeje mbi programin e tij bërthamor me Shtetet e Bashkuara është e mundur për sa kohë që Washingtoni është realist.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...