13.5 C
Tirana

Çfarë na pret? Deri në 2025-ën… makinat do bëjnë gjysmën e punëve

Më datë:

Gjysma e të gjitha punëve do të bëhet nga makineri deri në 2025-ën, në një tendencë që ka gjasa të përkeqësojë pabarazitë – parashikon një raport i Forumit Ekonomik Botëror.

Instituti i kërkimeve tha se një revolucion robotik do të krijonte 97 milionë vende pune në të gjithë botën, por do të shkatërronte po aq të tjerë duke lënë shumë komunitete në rrezik. Punët rutinë apo manuale në administratë apo procesim të dhënash, janë më të rrezikuarat nga automatizimi – thotë forumi.  Por ai shton se vende të reja pune do të hapeshin në sistemet e kujdesit dhe ekonomisë së gjelbër.

Kërkimi i Forumit Ekonomik Botëror shtrihet në 300 nga kompanitë më të mëdha në botë që së bashku punësojnë 8 milionë njerëz në botë. Më shumë se 50 përqind e punonjësve të vëzhguar thonë që presin të përshpejtohet automatizimi i disa roleve në kompanitë e tyre, ndërsa 43 përqind ndjejnë se do të ketë reduktime vendesh pune për shkak të teknologjisë.

Fondi ekonomik botëror thotë se pandemia ka përshpejtuar adaptimin e teknologjive të reja pasi kompanitë kanë kërkuar të reduktojnë kostot dhe të përdorin mënyra të reja pune. Por ai paralajmëron se punëtorët tani përballen me një kërcënim të dyfishtë nga përshpejtimi i automatizimit dhe kriza e shkaktuar nga recesioni si pasojë e Covid-it.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama nga Prishtina: Presidentja Osmani është kërcënuar për 2 vjet rresht

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të hënë,...

Berisha: Pezullimi synon mbrojtjen e institucioneve, hetim për kërcënimet ndaj gjykatësve kushtetues

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se...

SPAK thërret 40 dëshmitarë për vrasjen e Boriçit dhe tentativën ndaj Musabelli, gjyqi tensionohet

Tension dhe debate të ashpra kanë shoqëruar seancën e...

Rama nis vizitën zyrtare në Kosovë, pritet nga presidentja Osmani

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij në...