“Na duhej një shenjë”, fotografia e të porsalindurit që përpiqet t’i heqë maskën mjekut bëhet virale

Më datë:

Një bebush i porsalindur përpiqet t’i heqë maskën mjekut që asistoi në lindjen e tij.

Momenti u përjetësua në një foto e cila është bërë virale dhe është postuar nga Samer Cheaib, një gjinekolog nga Dubai.

Shkrepja është konsideruar si një “shenjë shprese”, që i kujton njerëzimit që edhe kjo pandemi do të përfundojë.

“Të gjithëve na duhej një shenjë që të na tregojë se shumë shpejt do t’i heqim maskat!”- shkruan ai në Instagram.

Prej afro një viti bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, e cila ka detyruar njerëzit në mbarë globin të lëvizin me maskë, ndërkohë që ata presin me padurim ditën kur do të mund të dalin pa to dhe pa frikën e infektimit nga virusi.

https://www.instagram.com/p/CF9nlvZJYDT/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...