Rama nga Prishtina: Presidentja Osmani është kërcënuar për 2 vjet rresht

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të hënë, më 16 shkurt, në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala në Prishtinë.

Ndërsa fliste për gjykimin e krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama deklaroi se presidentja Vjosa Osmani ishte kërcënuar për dy vjet rresht.

“Presidentja e Kosovës është kërcënuar, ju nuk e dini, por po jua them unë. Është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të presidentit të Kosovës sepse me demek do kërkonin edhe aty provat e krimeve kundër njerëzimit.”, tha Rama, duke shtuar se kërcënimi i presidentes ka zgjatur “dy vjet”.

Libri që u promovua sot i kushtohet gjykimit në Hagë për krime lufte kundër ish-krerëve të UÇK-së, dhe padrejtësive që thotë se ata janë përballur gjatë procesit 5-vjeçar.

“Ftesën për të marrë pjesë në promovimin e këtij libri e mora përpara se të merrnim lajmin e zymtë nga tribunali në Hagë mbi kërkesën absurde të prokurorëve për të dënuar me 45 vjet çdonjërin prej 4 udhëheqësve të UÇK-së dhe për hir të së vërtetës e pata të vështirë të mund të shkruaja një fjalë nga fillimi në fund sepse përballë një historie të tillë fjalët nuk janë aspak të lehta për t’u gjetur.

Ndërkohë ndër disa mendime që mund të vlejnë të ndaj me ju këtu, i pari është mendimi se kush është sot këtu, në të njëjtën godinë që vuan dënim pas vendimit të gjykatës ndërkombëtare.”, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...