Çelja e negociatave, Rama: Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin në Bruksel

Më datë:

Kryeministri Edi Rama, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ka shprehur krenarinë për momentin historik të mbajtjes ditën e djeshme të Konferencës së Dytë Ndërqeveritare për çeljen e grup-kapitullit më të rëndësishëm të negociatave BE-Shqipëri, duke e cilësuar si një ditë të paharrueshme.

Ai theksoi se Shqipëria ka zënë vendin e saj në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian, duke marrë vlerësimin e merituar për arritjet e këtyre viteve të fundit.

Rama shprehu besimin se Shqipëria, deri në vitin 2030, do të ngrejë flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

“Me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel”, thekson Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkojnë votat për BE-në, PS dhe PD miratojnë rezolutën për integrimin europian

Kuvendi ka miratuar sot me 114 vota pro projektrezolutën...

Arrest shtëpie për mjekun Nikolla Nunka, akuzohet për ngacmim seksual ndaj pacientes 21-vjeçare

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest...

Kjo perime mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut

Një perime e kuqe që është e njohur mund...

Pamjet 360 gradë nga Marsi zbulojnë historinë e fshehur të planetit

NASA publikon imazhe të reja që hedhin dritë mbi...