14.5 C
Tirana

Aktivistët protestë: Marrëveshja me Italinë cenon të drejtat e njeriut!

Më datë:

Kanë mbërritur sot në Shëngjin kontingjenti i parë i emigrantëve në kuadër të marrëveshjes Rama-Meloni.

Një grup qytetarësh janë mbledhur sot duke protestuar kundër emigrantëve në vendin tonë.

Me pankarta në duar, ato u shprehën se këtu merr fund ëndrra europiane, ndërsa shtuan se marrëveshja mes vendit tonë dhe Italisë, cënon të drejtat e njeriut.

Sidorela: Kërkesa jonë që në fillim që e kemi marrë vesh, ka qenë që marrëveshja të shpallet jo kushtetuese.

GJK për fat të keq ka vendosur që marrëveshja nuk është jokushtetuese, në gjykimin tonë kjo marrëveshje cenon të drejtat e njeriut.

Praktikë jodemokratike dhe shkelen të drejtat e njeriut.

Ne do të vazhdojmë të ngremë narrativën tonë, për të treguar që Perëndimi po mbështet liderë autokratikë si Rama dhe Meloni dhe kriza e emigrantëve nuk është një krizë që zgjidhet duke i rënë në qafë disa popujve të tjerë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Fushata zgjedhore, BKH dhe SPAK monitorim në Elbasan

Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe prokurorë...

Trump dhe Zelensky takohen në funeralin e Papës, reagon Shtëpia e Bardhë

Presidentët Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky e shfrytëzuan funeralin...

Elmar Brok: Ndryshimi në Shqipëri është i domosdoshëm

Zëvendës presidenti i CDI, Elmar Brok, në konferencën ndërkombëtare...

Konferenca ‘Bota e Autizmit’/ Dr. Liri Berisha: Të dëgjojmë zërin e profesionistëve që sjellin shpresë 

Dr. Liri Berisha, presidente e Fondacionit ‘Fëmijët Shqiptarë’, mbajti...