Kompania Caviar është e njohur për versionet luksoze të telefonave të mençur nga Apple, pra iPhone, kurse më i riu është vërtetë i veçantë.

Fjala është për pajisjen e quajtur Rolex Daytone iPhone 14 Pro, i cili do të përdoret “për ekspozim në ambiente të ndryshme”.

Në pjesën e pasme nën kamerë gjendet ora funksionale nga Rolex, si dhe tri orë tjera më të vogla që janë të dekoruara me flori 18 karat.

Korniza është e punuar nga titani dhe gjithashtu është e dekoruar me flori.

Modeli bazik do të kushtojë 133.670 dollarë, e është i inspiruar nga shoferët profesionistë dhe ambasadorët e parë të Rolex Daytona, seria e Malcolm Campbell.

Caviar ka bërë të ditur se do të prodhojë nga katër njësi nga çdo version iPhone 14 Pro dhe 14 Pro Max, e modeli më i shtrenjtë do të kushtojë 135.420 dollarë.