CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Më datë:

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të sistemit të lidhjes së iPhone me automjetin, i cili për momentin është i disponueshëm vetëm në modelet më të reja të luksit të Aston Martinit. Por kjo mund të ndryshojë gjatë vitit 2026.

Në prezantimin fillestar, Apple kishte thënë se sistemi do të vijojë gjithashtu edhe te modele të tjera të prodhuesve të makinave, përfshirë Hyundai, Kia dhe Genesis.

Sipas informacioneve të dhëna nga gazetari i Bloombergit, Mark Gurman, CarPlay Ultra pritet të shfaqet në të paktën një model të ri të Hyundai‑it ose Kia‑s në gjysmën e dytë të këtij viti.

Ky sistem sjell integrim më të thellë me veturën sesa versionet e mëparshme të CarPlay‑it: ai lidhet me panelin e instrumenteve të makinës dhe mund të shfaqë të dhëna si shpejtësia, niveli i karburantit, presioni i gomave apo temperatura e motorit.

Ai gjithashtu përfshin aplikacione për radio, klimë, kamerë për parkim prapa dhe një ndërfaqe që përshtatet sipas modelit të makinës dhe identitetit të prodhuesit.

Në anën tjetër, disa prodhues të makinave nuk kanë treguar interes të madh për këtë platformë të re. Kompanitë BMW, Ford Motor Company dhe Rivian e kanë zbehur rëndësinë e sistemit CarPlay Ultra, ndërsa General Motors madje ka njoftuar se nuk do ta mbajë më sistemin klasik CarPlay në automjetet e reja elektrike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dallgët godasin pesë të rinj – bilanc paraprak me dy të zhdukur dhe tre të plagosur rëndë

Një ngjarje mjaft e rëndë raportohet pasditen e kësaj...

Sali Berisha mbron projektin në Zvërnec: Toka është private, investimet e huaja janë të mirëpritura

https://www.youtube.com/live/pIvRi5RdtL8?si=XnMBcZSXe3P9675D Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj...

Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për autorin Mario Përlleshaj

Gjykata e Apelit ka shtyrë dhënien e vendimit për...

Costa në Prishtinë, takime me Haxhiun dhe Kurtin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të...