Britania fillon provat klinike për trajtimin me remedesivir të pacientëve me Covid-19

Më datë:

Ministria Britanike e Shëndetësisë njoftoi të martën për fillimin e provave të reja klinike të trajtimit me ilaçin antiviral remdesivirit të pacientëve me Covid-19.

Në konferencën e tij të zakonshme për koronavirusin në Londër, Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock i quajti provat klinike për ilaçin premtues si “ndoshta hapin më të madh përpara në trajtimin e koronavirusit që prej fillimit të krizës.” Ai tha se përparësi për këtë trajtim do të kenë rastet në të cilat përfitimi është më të madh.

Ilaçi remdesivir, i prodhuar nga kompania farmaceutike amerikane Gilead, u miratua për trajtimin e pacientëve amerikanë me Covid-19 në fillim të këtij muaji pasi provat klinike nga Instituti Kombëtar i Amerikës për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive (NIAID) treguan rezultate pozitive. Pakë kohë më vonë, edhe Japonia e miratoi me një procedurë të shpejtë përdorimin e këtij ilaçi për trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Amerikës për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, Dr. Anthony Fauci, tha se ilaçi rezultoi efektiv në shkurtimin e kohës së shërimit të pacientëve me Covid-19, dhe megjithëse nuk ofron “shërim të plotë”, ai mund të ofrojë një trajtim i dobishëm. Ministri britanik i Shëndetësisë, Hancock gjithashtu njoftoi se të hënën u raportuan 134 vdekje nga Covid-19 në të gjithë Britaninë. Dhe për herë të parë që nga 18 marsi, në Irlandën Veriore nuk u regjistruan asnjë vdekje nga koronavirusi./VOA

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Deklaratat e Ahmetajt ngrenë dyshime për trafik dhe kontrabandë armësh

Kreu i demokratëve, Sali Berisha u shpreh i bindur...

Juventus, sonte prova europiane

Juventusi përgatitet për debutimin e parë të sezonit në...

OpenAI bën të ditura gjashtë incidente të reja të sjelljes “shqetësuese” të Inteligjencës Artificiale

Të mërkurën, OpenAI bëri të ditura gjashtë raste të...

Italia kërkon Shqipërinë në BE para vitit 2030-të

Shefi i diplomacisë evropiane, Antonio Tajani u kërkoi shteteve...