Shumica e mercenarëve janë larguar nga qyteti libian Bani Walid

Më datë:

Më shumë se 90 për qind e mercenarëve nga grupi Wagner i Rusisë, të cilët mbështesin komandantin renegat në Libi, Khalifa Haftar, kanë braktisur qytetin Bani Walid nëpërmjet një autokolone të madhe, tha të martën kryetari i këtij qyteti, Salem Alaywan.

Alaywan i tha një kanali televiziv lokal se ata drejtoheshin drejt jugut.

Në fillim të këtij viti, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se më shumë se 2.000 mercenarë të grupit Wagner luftojnë në vendin e shkatërruar nga lufta.

Pas rrëzimit të sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011, qeveria e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga OKB-ja.

Qeveria, e cila është rrethuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit 2019, nisi operacionin “Stuhia e Paqes” më 26 mars për të kundërshtuar sulmet ndaj kryeqytetit Tripoli dhe pjesëve të tjera në veriperëndim të vendit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në një lokal në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Në kuadër të operacionit “Akuza”, në Tiranë u arrestua...

Takim në Shqipëri, Rama dhe Michal diskutojnë bashkëpunimin dhe bëjnë humor diplomatik

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot në Estoni, ku do...

Lëvizje në çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës ul naftën dhe rregullon benzinën

Bordi i Transparencës në datë 15 Maj 2026, në...

Kërkime intensive në Mirditë, policia në gjurmët e Elson Reçit

Që prej orëve të para të mëngjesit, Policia e...