Berisha: Deklaratat e Ahmetajt ngrenë dyshime për trafik dhe kontrabandë armësh

Më datë:

Kreu i demokratëve, Sali Berisha u shpreh i bindur se Shqipëria ka bërë trafik dhe kontrabandë armësh me Roni Yeffet.

Në një dalje për mediat, ai mbështetim deklaratat e Ahmetajt, ndërsa paralajmëroi se këtë çështje do ta ndjekë dhe jashtë parlamentit.

“Kjo është një kontrabandë e mirëfilltë, blerja behet nga zona e luftës. Çka është e papranueshme. Ndryshohet vendi i blerjes, paraqitet Shqipëria si vend prodhues, dhe kryeministri investon duke thënë se ne po prodhojmë armën, por në të vërtetë nuk po prodhojmë asgjë dhe transportohen në zonë lufte.

Në meritën e atyre punonjësve të ministrisë përkatëse të Ukrainës thonë ne blejmë me tender. Ndërsa Rama dhe kompania e tij thotë çfarë është tenderi.

Pra kemi të bëjmë me një super skandal. Ju garantoj se çdo javë do të dëgjoni skandale të tilla. Ai është trafik armësh, të garantoj. Nëse në lëvizjet e armëve nuk respektohen rregulla të caktuara kombëtare dhe ndërkombëtare kemi të bëjmë më kontrabandë dhe trafik armës.

Ne do bëjmë çdo përpjekje brenda parlamentit, do bëjmë çdo përpjekje ndërkombëtare për të paraqitur rrezikshmërinë e lartë që ky person paraqet për NATO-n, Rajonin dhe Shqipërinë.”,

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hita paralajmëron protestuesit: Do të tregojmë forcën e ligjit nëse vijon dhuna

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita tha se...

Tensione në protestë, protestuesi rrethohet dhe goditet nga efektivët

Vijon protesta e madhe e studentëve dhe e nxënësve...

Mali i Zi mes tensioneve në BE, Kallas i bën thirrje Kroacisë të heqë bllokadën

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka...

Braktisni mësimin”, Berisha apel studentëve dhe nxënësve

Kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje studentëve...