Britania dhe Gjermania, pakt për mbrojtjen. Çfarë parashikon klauzola e ndihmës në rast lufte

Më datë:

Sipas një raportimi të Politico-s, Britania e Madhe dhe Gjermania do të nënshkruajnë më 17 korrik një marrëveshje të re mbrojtjeje, i cili përfshin një klauzolë ndihme të ndërsjellë në rast kërcënimi ndaj njërës prej palëve.

Kjo marrëveshje është rezultat i një deklarate të përbashkët të bërë në gusht mes Kryeministrit britanik Keir Starmer dhe ish-kancelarit gjerman Olaf Scholz, që angazhohej për bashkëpunim më të ngushtë në fusha si tregtia dhe siguria.

Ajo do të përmbajë një dispozitë të qartë: çdo kërcënim strategjik ndaj njërës palë do të konsiderohet si kërcënim ndaj tjetrës.

Dokumenti pritet të përfshijë edhe masa të mëtejshme për të trajtuar emigracionin e paligjshëm, transportin si dhe fushat e kërkimit dhe inovacionit.

Gjithashtu, pritet të përmbajë një angazhim për të promovuar shkëmbimet ndërkufitare, një çështje jashtëzakonisht delikate për qeverinë e Starmer, që përballet me presion për të reduktuar si emigracionin e ligjshëm ashtu edhe atë të paligjshëm.

Megjithëse të dyja vendet janë pjesë e aleancës NATO-s, marrëveshja e re thekson një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e disa shteteve europiane, përfshirë Gjermaninë nën drejtimin e kancelarit Friedrich Merz, për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe për të ulur varësinë nga Shtetet e Bashkuara, sidomos nën administratën e Presidentit Donald Trump. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...