Brenda 40 ditëve: celularët e njerëzve të Ballukut do të analizohen, GJKKO jep miratimin

Më datë:

Pas vendimit të Gjykatës së Posacme që i ndezi dritën jeshile SPAK për të këqyrur celularët dhe pajisjet kompjuterike të sekuestruara në muajt dhjetor 2025 dhe janar 2026 në kuadër të hetimeve ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, këto të fundit janë dorëzuar për ekspertim në labratorin e prokurorisë së Posaçme. Burime pranë këtij institucionit konfirmojnë se bëhet fjalë për 80 pajisje në total, pasi kanë dyshime të arsyeshme se mund të sigurojnë të dhëna të tjera kundër Ballukut, e cila po hetohet për paracaktim të tenderave në vlera miliona euro.

Në kërkesën dërguar Gjykatës së Posaçme, prokurorët argumentojnë se këqyrja e pajisjeve duhet lejuar, pasi kanë dyshime se ish zyrtarët e ministrisë dhe biznesmenët që i janë nënshtruar kontrollit, kanë komunikuar ndërmjet tyre për paracaktim e tenderave.

Gjykata pasi e shqyrtoi kërkesën lejoi ekspertimin e pajisjeve dhe sipas ligjit brenda 40 ditësh duhet të përfundojë i gjithë procesi. Avokatët e personave të dyshuar, sic janë Erald Elezi, ish administrator i KESH apo Gentian Gjyli ish-kreu i autoritetit rrugor shqiptar si dhe një grup biznesmenësh Ilir Shtufi i “Nova Construction”, Arbër Abazi i “Alco Impex”, kompania “2T”, “Senka SHPK” kanë mundësinë të kundërshtojnë gjyqësisht aktet.

Belinda Balluku, ndërkohë pret shqyrtimin e rekursit nga Gjykata e Lartë, ku kundërston masën e sigurisë “ndalim për të dalë jashtë vendit”. Ndërsa, pritet t’i drejtohet kësaj gjykate me rekurs edhe për masën që mbeti në fuqi ndaj saj atë të pezullimit nga ushtrimi funksioneve. Ish-numri dy i qeverisë akuzohet se ka paracaktuar tenderat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe të Unazës së Madhe.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

HAPËSIRË – Pas eklipsit të Diellit, vjen ai i Hënës

Pas eklipsit total diellor të 12 gushtit, qielli i...

Epidemiologia Vasili për “Ethet e Nilit”: Nis si një grip i lehtë, nuk transmetohet nga njeriu te njeriu

 Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, Adela Vasili sqaroi...

Receta më e shijshme e supës me domate dhe gjizë (për katër persona)

Përbërësit për 4 persona: 400g gjizë me kripë 500g domate të...

Ndahet nga jeta rapsodi i njohur i Ansamblit të Kukësit, Rustem Cela

Ka ndërruar jetë Rustem Cela, një nga rapsodët e...