“Bregdeti ynë”, operacioni do të rrafshojë 45 objekte pa leje në Velipojë

Më datë:

Që prej ditës së hënë në zonat bregdetare në vend ka nisur aksioni “Bregdeti ynë” që konsiston në prishjen e ndërtimeve pa leje.

Mësohet se në zonën e Velipojës IKMT do të shemb 45 objekte, 15 prej të cilave ndodhen mbiu pedonale.

Konkretisht në zonën përgjatë bregdetit pritet të shemben 18 njësi shërbimi një katëshe me konstruksion druri, 2 objekte 1-katëshe me konstruksion druri dhe 1 metalik, 1 kontejner me konstruksion druri dhe dy platforma të shtruara me pllaka guri.

Ndërsa në zonën mbi pedonale janë kryesisht objekte pa leje si dhe shtesa në godinat ekzistuese të ndërtuara pa leje.

Paralelisht me Velipojën aksioni i IKMT po vijon edhe në zonën e Ksamilit për t’u shtrirë më pas në të gjithë vijën bregdetare.

Zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj ka deklaruar se ky operacion pritet të përfundojë brenda datës 30 qershor për të mos penguar sezonin turistik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Raporti i PE vë në dukje përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se...

Pakti politik para zgjedhjeve, Osmani për Presidente, Abdixhiku për Kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet t’i hyjë garës në...

Ambasadorja franceze: Nuk ka bllokim negociatash, jemi afër rezultatit

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard deklaroi se...

SPAK ngre akuza të rënda për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën ndaj të pandehurve...