Çështja Balluku në GJKKO, ja kur mbahet seanca e parë paraprake

Më datë:

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 11 dhjetor për zhvillimin e seancës së parë paraprake ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për disa vepra penale, mes tyre korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe fshehje të pasurisë.

Seanca për shqyrtimin paraprak të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dërgimin e çështjes në gjyq do të zhvillohet në orën 10:00. Në këtë dosje, përveç Ballukut, janë përfshirë edhe dhjetëra persona të tjerë dhe dy kompani.

Sipas njoftimit të GJKKO-së, SPAK ka depozituar më 16 nëntor 2026 kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale nr. 136 të vitit 2025, ku ish-zv/kryeministrja është një nga të pandehurit.

Në bazë të hetimeve, Balluku dyshohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera në nëntë raste, korrupsion pasiv në ushtrimin e funksioneve publike, si dhe mosdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë në dy raste.

Në dosjen e SPAK përfshihen edhe akuza për pastrim parash, ndërsa në qendër të hetimeve janë disa procedura prokurimi të zhvilluara gjatë periudhës kur Balluku drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Seanca paraprake do të shërbejë për shqyrtimin e kërkesës së SPAK dhe vlerësimin nëse çështja plotëson kushtet ligjore për t’u kaluar për gjykim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Shqipëria po bën hapa përpara, lufta kundër korrupsionit është prioritet

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot më 25 nëntor...

Transporti publik ndalon nesër në mëngjes, shoqata proteston kundër paketës fiskale

Shoqatat e transportit urban dhe interurban kanë njoftuar një...

Eric Wendt në takimin me kreun e SPAK: Ndiqni provat, ndiqni paratë! Jemi krah jush

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar...

Berisha: Nuk ka paqe me diktaturën, Rama rrezik për ekzistencën kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se...