Blushi: Rilindja e ktheu Korçën shekuj mbrapa

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi deklaroi sot nga Korça se rilindja e ktheu Korçën shekuj mbrapa dhe ringjalli “Lëndinën e Lotëve” simbolin e emigrimit në qytet.

Blushi theksoi se korçarët varfërohen nga kriza ekonomike, Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo deklaron më shumë të ardhura.

“I vetmi qytetar në Korçë që shtoi të ardhurat në këtë krizë ekonomike është Kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo Korçarët varfërohen nga kriza ekonomike, Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo deklaron më shumë të ardhura.

Sotiraq Filo shton pasurinë sepse ka në fokus interesin personal, jo të qytetarëve. Fermerët e Korçës janë kthyer në simbol të braktisjes së bujqësisë nga Rilindja.

Fermerët hedhin prodhimet në kanal, Niko Peleshi dhe Edi Rama u kërkojnë paturpësisht të jenë të lumtur”, deklaroi Blushi.

Ai pohoi më tej anëtarësimet e reja në Partinë e Lirisë. “Dhjetëra të rinj korçarë na janë bashkuar në javët e fundit.

Entuziazmi i jashtëzakonshëm, energjia pozitive dhe puna e palodhur e te rinjve për të mbështetur Partinë e Lirisë është garancia për një fitore spektakolare të opozitës në 14 maj. Në Korçë fitorja do të jetë e rinisë”, u shpreh ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ylli Zalla në hetim për armët, prokuroria mbyll dosjen

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë...

Bilanc tragjik në Ukrainë, 27 të vrarë pas sulmit rus me dron

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 42...

Kurti i takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Vuçiç për diskriminim të shqiptarëve

 Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e Sanxhakut u bënë...

Arrestohet 25-vjeçari i dyshuar për zjarrvënien në Tërbaç

Policia e Himarës arrestoi një 25-vjeçar, i dyshuar për...