Rama: Përmbytjet nuk kanë lidhje me menaxhimin e kaskadave

Më datë:

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendi u është përgjigjur akuzave të opozitës, duke u ndalur edhe tek situata e përmbytjeve.

Rama tha se gjendja e emergjencës nuk ka asnjë lidhje me situatën aktuale, pasi parashikohen rregulla të tjera.

Rama u shpreh se përmbytjet janë shumë më pak se vitin e përmbytjeve të mëdha në Shkodër. Ai theksoi se situata sot nuk ka asnjë lidhje me menaxhimin e Kaskadave.

“Janë faktet që flasin shumë qartë. Kur unë flisja, për Shkodrën, ka qenë një situatë katastrofike, për shkak të menaxhimi skandaloz të kaskadës.

Flasin shifra e Bashkisë së Shkodrës, që nuk influencohet nga qeveria jonë.

Janë përmbytur 25 mijë hektar vetëm në Shkodër. 14 mijë ishin edhe në qytetin e Shkodrës. Ndërsa këtë herë ka qenë 1400 hektar. Nuk ka asnjë lidhje me kaskadën.

4 mijë hektar është edhe për Lezhën. Për Durrësit kemi pasqyrën e punës këmbëngulëse të bashkisë së Durrësit. Nuk janë më pika kritike.” tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...