7.5 C
Tirana

‘Bleu 150 mijë euro makinë’, Lleshaj në Kuvend: Nëse nuk kushton 49 mijë euro jap dorëheqjen

Më datë:

Ministri i Brendshëm,  Sandër lleshaj ka reaguar në seancën e sotme të Kuvendit në lidhje me akuzat ndaj tij se ka shpenzuar 150 mijë euro për të blerë një makinë personale.

Ai thotë se të gjithë kanë gënjyer dhe se nëse ajo makinë nuk kushton 49 mijë euro do të japë dorëheqjen këtu.

Mediat që kanë gënjyer, një fakt skandaloz të rremë që kanë thënë se kam blerë makinë 150 mijë euro, unë kam vetëm një automjet ‘Honda’ të vitit 2010 si Lleshaj. Mjeti i blerë në llogari të ministrisë së Brendshme  nuk ka kushtuar 150 mijë euro por 49 mijë euro. Nëse ai nuk ka kushtuar 49 mijë euro do të jap dorëheqjen këtu” , tha Lleshaj .

Ditë më parë në media të ndryshme qarkulloi një lajm se ministri kishte blerë një BMË 150 mijë euro për dëshirat e tij personale, ndërsa ai e përgënjeshtroi lajmin me anë të një postimi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lirohen 4 protestuesit/Noka: Jo ata, por Rama është destabilizuesi i vetëm i Shqipërisë!

Gjykata e Apelit e Tiranës ka liruar katër protestuesit...

Kosovë, shtyhet seanca gjyqësore për rastin e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Seanca fillestare në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në rastin...

Akuza për korrupsion dhe pastrim parash, kalon për gjykim dosja e kardiologut Edvin Prifti

Dosja penale ndaj mjekut kardiolog Edvin Prifti ka kaluar...

U arrestuan në tubimin kombëtar të PD! Lirohen 4 protestuesit, gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Katër protestues të Partisë Demokratike, të arrestuar gjatë protestës...