BiH/ Milorad Dodikut i hiqet mandati si President i Republikës Srpska

Më datë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnjë dhe Hercegovinë (CIK BiH), i hoqi mandatin e presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodikut. Vendimi u miratua në unanimitet.

Mbrojtja e Dodikut ka të drejtë të apelojë këtë vendim në Departamentin e Apelit të Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës, e cila shqyrton ankesat zgjedhore. Pas përfundimit të afatit për ankesën, vendimi merr formën e prerë.

Kjo pikë në rendin e ditës të CIK-ut erdhi pasi Dodik u dënua në mënyrë të formës së prerë me një vit burg dhe iu ndalua për gjashtë vjet ushtrimi i funksionit të presidentit të Republikës Srpska.

Avokati i Dodik, Goran Bubić, ka paralajmëruar se do të kërkojë një masë të përkohshme për pezullimin e ekzekutimit të dënimit, ndaj të cilës do të apelojë në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës.

Në përpjekje për të mbajtur funksionin që aktualisht mban, Dodik dhe partia SNSD i bënë thirrje opozitës së Republikës Srpska për formimin e “qeverisë së unitetit kombëtar”.

Megjithatë, opozita për momentin nuk shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë me Dodik. I vetmi që ende nuk ka dhënë një qëndrim të qartë ndaj thirrjes së SNSD-së është kryetari i PDP-së, Draško Stanivukoviç dhe priten vendimet nga mbledhja e Kryesisë së PDP-së që do të mbahet nesër.

Ndërkohë, dje u mbajt edhe mbledhja e Qeverisë së Republikës Srpska, e cila miratoi tetë vendime, përfshirë edhe refuzimin e vendimit të Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës dhe thirrjen për të gjitha partitë që të qëndrojnë pranë Dodikut.

Sipas rregullave, pas të gjitha këtyre zhvillimeve, pritet të shpallen zgjedhjet e parakohshme për presidentin e entitetit Republika Sërpska, të cilat duhet të mbahen brenda 90 ditësh.

Zgjedhjet e rregullta të përgjithshme janë planifikuar për tetor të vitit 2026.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...