Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

Berisha: Skapi i partisë vrapoi për të sajuar vepra kriminale

Më datë:

Duke komentuar zhvillimet e djeshme në Parlament, ish-kryeministri Sali Berisha tha se janë dëshmi e patjetërsueshme e narkodiktaturës të vendosur në Shqipëri, ndërsa akuzoi Prokurorinë e Posaçme se nxitoi në Parlament për të sajuar sipas tij vepra kriminale.

Berisha: Zhvillimet dramatike të ndjeshme në Parlament dhe pas Parlamentit janë dëshmi e patjetërsueshme e narkodiktaturës të vendosur në Shqipëri.

Deputetë të opozitës me të drejta të mohuara në mënyrë antikushtetuese nga Edi Rama kanë nisur betejën e tyre për të rivendosur të drejtat e tyre. Këtë betejë e kanë nisur me qëllimin e rivendosjes së të drejtave dhe mos bojkotin e Parlamentit.

Kjo është rruga më kushtetuese, më e ligjshme dhe e përgjegjshme e këtyre deputetëve. Në këto qëndrime, ata u përballën dje me një situatë banditeske ndaj tyre në Parlament. Edi Rama urdhëronte me Taulant Ballën me deputetë të tij që të vërsuleshin kundër deputetëve të opozitës në protestë. Edi Rama me Lindën e tij në Parlament, kishte futur në sallë njerëz të armatosur.

Edi Rama në kundërshtim me ligjin, futi në Parlament policinë ndërkohë që siguria në Parlament, qytetarët shqiptarët paguajnë punonjësit e sigurisë që janë repart i Gardës. Skenat e qëndrimeve të opozitës ndaj Parlamentit ishin që të gjitha të dirigjuara.

Po kaq e rëndë ishte vrapimi pas i Skapit të partisë, i cili ka shkelur çdo ligj dhe rregull. Nuk kishte asnjë vepër krimi. Nuk pati të plagosur.

Nuk ndodhi asnjë problem i veçantë përveç se një protestë legjitime. Skapi nën urdhrat e partisë vrapoi në sallën e parlamentit për të sajuar vepra kriminale. Dëshmia e fytyrës së narkoshtetit

. Edi Rama mendoi se duke sjellë skapistë në Parlament do të mund të dekurojë deputetët e opozitës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...