Berisha: Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen Ramës, fjalimet i nis e i mbyll me “hale”

Më datë:

Kreu i PD Sali Berisha në një dalje për mediat, foli për takimet e kryeministrit Edi Rama.

Berisha u shpreh se qeveria është kthyer në një armiken e qytetarëve të saj. Ndërsa shtoi se qytetarët protestojnë tashmë kundër kësaj qeverie dhe se kërkojnë dorëheqjen e Ramës që sipas tij ka humbur çdo legjitimitet.

“Barkderrat e shtetit nuk kanë të ngopur në një kohë kur prej mbi tre muajve protestohet në rrugët e Tiranës, kundër një qeverie që nuk ka legjitimitet, protestohet kundër një qeverie armike dhe qëndrimet e saj. Edi Rama ka zgjedhur ahengjet qeveritare, duhet ta mësoni ju se kuçi ka shumë gjëra për të cilat është i njohur për sheleg he gatimin e tyre, dhe kjo ishte arsyeja e takimit në Kuç. Korani nuk ka nevojë për komente, por rezultati I këtyre takimeve ishte vetëm mashtrime. Çfarë doli nga Pogradeci, re-trit-a. U mblodhën për të zgjidhur hallet e kombit dhe çfarë solli?  Çfarë dëgjuan nxënësit mësuesit e këtij vendi për vitin e ri shkollor, çfarë dëgjuan të sëmurët, çfarë dëgjuan? Dëgjuan se do merremi me ushqimin, se qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë qiratë me më shumë se 2/3 e rrogës. Këta kalojnë nga një aheng në një aheng tjetër. Shqipëria ka nevojë për një minimum jetik. Nuk mund të ketë një fjalim të tij nëse “ose nuk fillon me hale ose nuk mbyllet me hale”, e ka të pamundur”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

HAPËSIRË – Pas eklipsit të Diellit, vjen ai i Hënës

Pas eklipsit total diellor të 12 gushtit, qielli i...

Epidemiologia Vasili për “Ethet e Nilit”: Nis si një grip i lehtë, nuk transmetohet nga njeriu te njeriu

 Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik, Adela Vasili sqaroi...

Receta më e shijshme e supës me domate dhe gjizë (për katër persona)

Përbërësit për 4 persona: 400g gjizë me kripë 500g domate të...

Ndahet nga jeta rapsodi i njohur i Ansamblit të Kukësit, Rustem Cela

Ka ndërruar jetë Rustem Cela, një nga rapsodët e...