22.5 C
Tirana

Berisha nga Lushnja: Asgjë në botë nuk mund të na pengojë në misionin tonë

Më datë:

Kryetari i grupit të “Rithemlimit” në Partinë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se “kemi ardhur në një moment ku çdo e drejtë e popullit opozitar është e mohuar”.

Në një takim me anëtarët e PD-së në Lushnjë, Berisha tha se zgjedhjet i përcaktojnë bandat, i përcaktojnë zarfet me para të ndara në mes të fushatës për 683 mijë pensionistë.

“Pra ku jemi sot? Sot ne jemi para alternativës, ‘të jemi apo mos jemi’. Por ne do të jemi. Ne jemi forca politike që përmbysëm një diktaturë. Ne jemi forca politike që do të përmbysim këtë diktaturë. Asgjë në botë nuk mund të na pengojnë ne më, në misionin tonë për të përmbysur diktaturën e bandave të instaluar në Shqipëri”, tha ai.

“Betejën e nisëm ne në parlament. E nisëm betejë pa kthim, e nisëm të betuar se ne do të mbrojmë të drejtat tuaja, opozitën, pluralizmin me çdo çmim, mënyrë, ne nuk tërhiqemi.
Ai është akt i një grupi deputetësh të cilët vendosën të qëndrojnë në emër tuaj, për të shpëtuar pluralizmin. Por secili prej jush duhet të marrë një vendim të tillë. Të bëjmë gjithçka për të shpëtuar Lushnjen, Shqipërinë dhe demokracinë”, tha ai.

Berisha tha se si kurrë ndonjëherë deputetët e opozitës tani në parlament nuk kanë më të drejtë të dorëzojnë, ligje, amendamente apo rezoluta.

Duke folur për buxhetin, Berisha tha se nuk ka ndodhur ndonjëherë kurrë që një qeveri të parashikojë për investim gjithsej 30 milionë euro në të gjithë bujqësinë shqiptare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bogdani i ankohet Peleshit. Kryeparlamentari: Këtë problem kemi gjithë kohës

Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë...

Komisioni i Venecias paralajmëron: Ndryshimi i kryebashkiakëve pa bazë ligjore shkel autonominë vendore

Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit (Komisioni i Venecias),...

Berisha i drejtohet Terheș: “Shqipëria nën narkoshtet, opozita po shtypet”

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim...