Berisha: Më 11 Maj votoni për një ndryshim epokal

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin e tij me qytetarët në Peqin tha se në 100 ditët e para nëse vjen në pushtet nuk do të ketë më pension nën 200 Euro.

“Sepse në 100 ditët e para u siguroj se nuk do ketë pensionist me pension nën 200 euro. Dhe sot me pension nën 172 euro janë 57 përqind e të gjithë pensionistëve. U siguroj se me 11 Maj, me votën tuaj, ju bëni një ndryshim epokal sepse pas 11 Majit në 100 ditët e para nuk do të ketë rrogëtar me rrogë më të ulët se 500 euro në Shqipëri. Dhe se rroga mesatare do jetë 1250 euro. Nuk do ketë mësues me rrogë nën 1500 euro”, tha Berisha.

Berisha garantoi bizneset e vogla se do ta kenë energjinë tre herë më lirë.

“Nga 18 në 6 lekë. Tavanet për TVSH-në dhe tatim fitimin do rriten nga 100 mijë dhe 140 mijë euro që janë sot në 180 mijë euro. Hapësira publike do pjesëtohet me pesë. Tarifa e ujit do përgjysmohet”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Veliaj, ankim në Strasburg për “masën e sigurisë”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, takoi në paraburgimin e...

Vetëdorëzohet i shumëkërkuari i SPAK, në qendër të dosjes për 8.1 tonë drogë

Një personazh i shumëkërkuar nga drejtësia është vetëdorëzuar në...

Kreu i PD-së Berisha: Trajtimi i protestuesve dëshmon autoritarizmin e regjimit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një...

DASH: Shqipëria e rrezikuar nga sulmet kibernetike të Iranit e Rusisë

Shqipëria është dhe mbetet objektiv i sulmeve kibernetike nga...