4.5 C
Tirana

“Bechetti”, Bardhi: Bazohem te vendimi i gjykatës së Brukselit, janë konfiskuar 130 milionë euro

Më datë:

Kuvendi ka rrëzuar interpelancën e kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen e Becchetti.

Kreu i grupit parlamentar në PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit tha se i referohet një vendimit të gjykatës belge më datë 17 tetor 2024, ku shtetit shqiptar i janë konfiskuar 130 milionë euro të “Albcontrol”.

Bardhi u shpreh se po jepen 130 milionë euro nga paratë e qytetarëve atij që qeveria e quan “mafioz”.

“Të drejtën time për të shpjeguar kërkesën për interpelancë dhe për të hedhur poshtë shpifjen e ministrit për marrëdhënien me parlamentin dhe shpifjen tuaj që unë i qenkam referuar burimeve që kanë shpifur për shtetin shqiptar më lejoni të shpjegoj kërkesën time për interpelancë.

Kam vendimin e gjykatës belge, datë 17.10.2024. në asnjë moment në kërkesën time për interpelancë nuk kam thënë se shteti shqiptar e ka bërë pagesën, por ka refuzuar të ekzekutojë në mënyrë vullnetare detyrimin ndaj atij që kryeministrin e quan mafioz. Po i jepni 130 mln euro nga taksat e qytetarëve shqiptar. Një mafiozi apo krimineli siç ju e quani po i jepni 130 milionë euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë më shumë se sa çkeni planifikuar për tu dhënë pensionistëve si bonusi i fundvitit.

Ajo që unë kam thënë, media ka referuar dhe unë kam dokumentin e vendimit të gjykatës së Brukselit, me vendim gjykate dhe kërkesë të përmbaruesit gjyqësor, shtetit shqiptar i janë konfiskuar 130 milionë euro të Albcontrol”, tha Bardhi.

Sipas Bardhit në këtë “moment që flasim është duke bërë planin e shpërndarjes, sepse shuma që është sekuestruar, konfiskuar shtetit shqiptar, do të shkojë për ekzekutimin e dy vendimeve të Arbitrazhit, njëri për Agon Channel 110 milionë euro dhe shuma tjetër për një kompani tjetër që ka fituar Arbitrazhin ndaj shtetit shqiptar”.

Bardhi theksoi se kërkesa e tij bazohet në fakte të vërteta që kanë ndodhur.

“Po publikoj vendimin e gjykatës belge që ka konfiskuar 130 milionë euro. Nuk ka asnjë dokument të shtetit shqiptar, se nuk keni bërë ekzekutim vullnetar, por jeni në fazën e detyrimit të ekzekutimit të detyrueshëm. Po i fryni xhepat atij që ju i thoni “mafioz” për shkak të papërgjegjshmërisë suaj. Nëse ai është mafioz e kriminel nuk do të duhet të kishte marrë asnjë euro nga taksat e qytetarëve të varfër shqiptarë. Për shkak të veprimeve kriminale të qeverisë, një mafioz, siç ju e quani, ka fryrë xhepat me paratë e gjakut dhe djersës së qytetarëve shqiptarë dhe për këtë qeveria duhet të japë llogari”, tha Bardhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5...

Dortmund vijon “rënien e lirë”, Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë...

Hasude me Arra

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Zbulohet dinamika e re astronomike

Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin,...