BE kërkon hetim të detajuar lidhur me avionin ukrainas të rrëzuar në Iran

Më datë:

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka bërë thirrje që të zhvillohet një hetim i “qartë dhe i detajuar” lidhur me avionin e Linjës Ajrore të Ukrainës i cili u rrëzua në Teheran.

Nëpërmjet një mesazhi nga llogaria e tij në twitter, Michel tha se të afërmit e personave që kanë humbur jetën kanë të drejtë të dinë se çfarë ka ndodhur.

“Unë mbështes thirrjet për hetim të qartë dhe të detajuar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kryeministri britanik, Boris Johnson dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau”, shkroi Michel.

Avioni i Kompanisë Ajrore Ndërkombëtare të Ukrainës që u rrëzua në Iran

Avioni Boeing 737, i cili i përkiste Kompanisë Ajrore Ndërkombëtare të Ukrainës dhe i cili u ngrit në fluturim nga aeroporti “Imam Khomeini” të Teheranit drejt kryeqytetit Kiev të Ukrainës, u rrëzua disa orë pasi Irani goditi me dhjetëra raketa balistike bazën ajrore amerikane Ayn al-Asad në Irak. Si pasojë e rrëzimit humbën jetën 176 pasagjerët që ndodheshin në bordin e avionit.

Zyrtarët iranianë njoftuan se mendohet që avioni të ishte rrëzuar nga një defekt teknik, ndërkohë edhe zyrtarët e Urakinës fillimisht ishin shprehur se kishin të njëjtin mendim. Por, me gjetjen e kutisë së zezë u njoftua se arsyet e rrëzimit të avionit janë të panjohura.

Kreu i Agjencisë së Aviacionit Civil të Iranit, Ali Abedzadeh, tha se shkaku i rrëzimit të avionit do të përcaktohet pasi të bëhet analizimi i kutisë së zezë që do të shqyrtohet nga Komiteti i Menaxhimit të Aksidenteve në Iran dhe se në takime mund të merrnin pjesë edhe autoritetet ukrainase.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka deklaruar se ka prova që avioni është goditur aksidentalisht nga raketat e Iranit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...