Basha: Të angazhuar për heqjen e taksës 240 lekë për litër mbi çmimin e karburanteve

Më datë:

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se qytetarët shqiptarë edhe pse janë të fundit në botë sa i përket të ardhurave për frymë në Europë, renditen në vendin e shtatë në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës.

Sipas Bashës, në programin e Demokratëve Euroatlantikë është edhe angazhimit i kahershëm për heqjen e taksës, që rëndon me 240 lekë të vjetra për litër mbi çmimin e karburanteve.

“Të fundit në Europë për të ardhurat për frymë, të shtatët në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës. Ky është bilanci i një qeverie që nuk punon për qytetarët, por për veten dhe klientelën e saj”, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale.

“Çmimet që dëmtojnë konsumatorët dhe prodhimin janë pasojë e “taksës Rama” mbi karburantet, si dhe e kontrabandës, që lejohet për klientelën e kryeministrit, në kurriz të shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Basha tha se “Shqipëria nuk meriton këtë tallje, shqiptarët meritojnë më shumë, prandaj në programin e Demokratëve Euroatlantikë ne i kemi qëndruar besnikë angazhimit tonë të kahershëm për heqjen e taksës Rama, që rëndon me 240 lekë të vjetra për litër mbi çmimin e karburanteve. Shqipëria meriton më shumë!”, përfundon postimin e tij, Basha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha reagon pas miratimit të raportit të IBAR: “U ekspozuan problemet e regjimit të Ramës”

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian pritet të kalojnë...

Takimi Rama–Takaichi: Japonia dhe Shqipëria synojnë forcim të marrëdhënieve dypalëshe

Kryeministri Edi Rama u prit në Tokio, nga homologia...

Gjykata e Prishtinës: Paraburgim njëmujor për zyrtarët e institucioneve serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim...