Basha: Poshtë ballkonit të Berishës nuk janë vetëm ata që kanë humbur rrugën e arsyes

Më datë:

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha reagoi ndaj komenteve të Kryeministrit Edi Rama në Kuvend, duke deklaruar se poshtë ballkonit të Berishës është edhe vetë Rama duke qenë, sipas Bashës, se firmosi me të amnistinë.

Basha u shpreh se poshtë ballkonit nuk janë vetëm ata që kanë humbur rrugën e arsyes për një copë karrike, poshtë ballkonit është edhe Edi Rama, sepse aty e firmosi Amnistinë me Berishën për të liruar të korruptuarit e tij.

“Aty e ndryshoi Kodin Zgjedhor me Berishën, për ta mbushur Parlamentin me kamikazë kundër SPAK”, vijoi Basha.

“Poshtë ballkonit është edhe Edi Rama, sepse koha po vjen që në ballkon të shkojë edhe ai, sepse është përgjegjës për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë, ashtu si mësuesi i tij me të cilin bën sikur zihet, por e do fort, sepse pa të nuk qëndron dot në këmbë”, përfundoi Basha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Donald Trump flet për bisedimet me Xi Jinping mbi Tajvanin

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur...

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor  

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar këtë të...

Kurti i kërkon BE-së statusin e vendit kandidat: Serbia sulmon, në vend që të bashkëpunojë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti pas takimit...