Berisha dëshmon në SPAK pas kallëzimit, zbardh deklaratën e tij

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është pyetur lidhur me kallëzimin që ka bërë ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka.

Në një prononcim për mediat pas daljes nga SPAK, Berisha tha se paraqitja e tij u bë me kërkesë të prokurorisë, në zbatim të një urdhri të gjykatës në lidhje me çështjen e Irena Gjokës. Sipas tij, gjyqtarja, ndaj së cilës ai është kallëzues, kishte kërkuar që të pyetej, pasi nuk ishte marrë asnjëherë në pyetje gjatë tre viteve.

“Erdha me kërkesën e SPAK-ut, bazuar në urdhrin e gjykatës së çështjes së Irena Gjokës, kallëzues i së cilës jam unë. Kishte kërkuar të pyetem, sepse si kallëzues nuk isha pyetur asnjëherë”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së theksoi se ky është kallëzimi i parë që ka bërë ndaj një personi gjatë gjithë jetës së tij, duke shtuar se, sipas tij, çështja nuk ka karakter personal, por synon ndëshkimin ligjor të një personi.

“Ky është kallëzimi i parë që kam bërë ndaj një personi në të gjithë jetën time. Kallëzimi nuk ka asgjë personale, por synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e një njeriu”, u shpreh ai.

Sali Berisha e ka depozituar kallëzimin në SPAK ndaj gjyqtares Irena Gjoka në tetor 2023, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sot në Kuvend ligji për Dhomat e Specializuara, arrihet marrëveshja mes VV dhe PDK

Sot pritet që Ligji për Dhomat e Specializuara të...

Ndryshim në drejtimin e SHISH, Presidenti Begaj firmos dekretin për Hasanin

Esmeralda Hasani merr drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit,...

Klandestinët drejt Greqisë, në pranga i riu shqiptar, në kërkim kosovari

Një 19-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor...

Mbetjet toksike, masa ndaj KURUM-it: Pezullohet leja mjedisore

Ministria e Mjedisit ka shfuqizuar lejen mjedisore të kompanisë...