Sot në Kuvend ligji për Dhomat e Specializuara, arrihet marrëveshja mes VV dhe PDK

Më datë:

Sot pritet që Ligji për Dhomat e Specializuara të kthehet në Kuvendin e Kosovës për votim me përmbajtjen aktuale.

Kjo i hap rrugë hyrjes së tij në fuqi, duke e mbivendosur vendimin e fundit të presidentes për mosdekretimin e tij.

Bëhet me dije se sipas informacioneve, Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur dakordim që menjëherë pas votimit të nisë puna në amendamentimin e tij.

Mësohet se palët janë dakorduar që të nisin edhe konsultimet me partnerët ndërkombëtarë për amendamentimin e këtij ligji.

Ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës u miratuan në Kuvend më 6 tetor dhe, me kërkesë të PDK-së, presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e ktheu ligjin në parlament duke mos e dekretuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshim në drejtimin e SHISH, Presidenti Begaj firmos dekretin për Hasanin

Esmeralda Hasani merr drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit,...

Klandestinët drejt Greqisë, në pranga i riu shqiptar, në kërkim kosovari

Një 19-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor...

Mbetjet toksike, masa ndaj KURUM-it: Pezullohet leja mjedisore

Ministria e Mjedisit ka shfuqizuar lejen mjedisore të kompanisë...

Berisha dëshmon në SPAK pas kallëzimit, zbardh deklaratën e tij

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në...