Banorët e Postribës ngrihen në protestë: Firma gurore po na lë pa ujë të pijshëm

Më datë:

Banorët e Postribës në Shkodër kanë zhvilluar një protestë pasi një firmë gurore po dëmton ujin e pijshëm për gjithë zonën dhe të gjithë burimet natyrore duke e bërë zonën të pajetueshme.

Ata iu kanë bërë shkresa të gjitha institucioneve deri tek kryeministri, por thirrjet e tyre kanë shkuar në vesh të shurdhër. Një prej banorëve, Smail Braçi tha se për shkak të punimeve është bllokuar kanali vaditës dhe uji është bërë i papijshëm.

“Jam banor i fshatit Domen. Për krejt komunitetin e Postribës paraqet një rrezik shumë të madh punimi i kësaj guroreje lidhur me çështjen jetike.

Kjo gurore punon mbi burimin e ujësjellësit që furnizohet komuna Postribë. Kjo gurore ka prishur një kanal vaditës, që vaditen me të disa hektarë tokë dhe sot thahen për ujë. Sot është bërë prishja e saj totalisht.

Ky kanal është thënë se do të futet në tub, por është lënë për të mos u furur në tub sepse gjëja e gjallë gjithmonë ka pirë ujë në këtë tub. Mungesa e ujit është në këtë kanal vaditës. Ka bërë ndotje ekologjike, pluhura dhe kullotat bëhen të pakullotshme për gjënë e gjallë. Fshati jonë jetën e ka të lidhur me to. Ne na është ngushtuar jetesa në maksimum.

Ndoshta qeverisë i duket diçka e vogël kjo punë, ndoshta ju duket më me interes të sjellin qumështin prej Serbie dhe mishin prej Brazilit. Është bllokuar krejt rrjedha e ujit dhe ne sot pimë ujë të turbullt e të papijshëm”, tha ai.

Ndërsa një tjetër banor, Bashkim Ruçi u shpreh se autoritetet mohojnë të ketë punime në zonë.

“Lumi Rrasek dhe kanali vaditës janë prishur, peticioni i është dërguar të gjithë institucioneve dhe përgjigja ka qenë se firmat s’janë duke punuar. Mbi 7 shtëpia janë të pabanueshme”, deklaroi ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...