Bangladesh, 28 të vdekur nga përmbytja e tragetit

Më datë:

Së paku 28 kufoma janë gjetur nga zhytësit në Bangladesh pasi një traget që transportonte pasagjerë u fundos në lumë, bëri të ditur sot një zyrtar.

Dhjetra ende janë të zhdukur derisa operacionet e shpëtimit vazhdojnë në lumin Buriganga, i cili rrjedh përgjatë periferisë së kryeqytetit Dhaka.

Forcat e zjarrfikësve dhe njësitë detare janë bashkuar në përpjekjet e shpëtimit.

“Trageti i pasagjerëve u përmbyt mëngjesin e sotëm pas përplasjes me një anije tjetër”, tha për AA zyrtari i dhomës së kontrollit të shërbimit të zjarrfikësve, Rozina Islam, duke konfirmuar numrin e vdekjeve.

Në mesin e të vdekurve janë edhe 3 fëmijë.

Zyrtarët nuk mund të konfirmojnë se sa pasagjerë kanë qenë në anije në kohën e aksidentit. Mediat lokale duke cituar dëshmitarët okularë dhe policinë e vendosin shifrën në 100.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hita inspekton masat për protestën e PD, kërkon qetësi dhe profesionalizëm nga forcat e rendit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Rama me fituesit e startup-eve 2025: Rrisim volumin e financimeve për aplikantët

https://www.youtube.com/live/eAi6xG4MTA8?si=phz-ze9WVoWd0FvV  Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zhvillimi i teknologjisë...

Shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

Seanca që po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën...

Gonzato: Përmirësimi i shërbimeve dhe infrastrukturës për qytetarët, thelbi i programit “EU4Municipalities II”

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i...