Bajrami shënon me Rangers, gola edhe për Uzunin, Muçin dhe C. Shpendin

Më datë:

Kur ka mbetur vetëm një javë nga grumbullimi zyrtar i Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e fundit në grupin B1 të UEFA Nations League, legjionarët kuqezi vijojnë të shkëlqejnë me klubet e tyre në arenën ndërkombëtare.

Nedim Bajrami ishte sërish protagonist për skuadrën e Rangers. Futbollisti kuqezi dha një kontribut të jashtëzakonshëm në gjysmëfinalen e kupës së ligës, teksa shënoi golin e fitores në minutën e 81-të në takimin ndaj Motherwell. Pas disavantazhit në pjesën e parë, Rangers realizoi dy gola në fraksionin e dytë dhe goli i Bajramit e dërgoi skuadrën në finale. Gjithashtu, mesfushori kuqezi shënoi gol edhe në ndeshjen e fundit të Rangers në kampionat ndaj Aberdeen.

Pasi i shënoi Galatasaray, Ernest Muçi gjeti sërish rrugën e rrjetës ndaj Kasimpasa. Futbollisti kuqezi shënoi golin e vetëm të Besiktas në humbjen 1-3 në shtëpi. Për Muçin ky ishte goli i tretë këtë sezon në kampionatin turk.

Tek goli këtë fundjavë u rikthye edhe Myrto Uzuni. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi shënoi një supergol ndaj Zaragoza. Ky ishte goli i gjashtë sezonal për Uzunin në kampionat.

Cristian Shpendi nuk njeh kufi. Sulmuesi i Kombëtares U-21 shënoi golin e vetëm të sfidës dhe të fitores për Cesena ndaj Sudtirol. Ky ishte goli i shtatë sezonal për Cristian Shpendin që kryeson renditjen e golashënuesve në Serinë B italiane.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Mitaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Marash Kumbulla, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Taulant Seferi, Mirlind Daku, Myrto Uzuni, Jasir Asani dhe Cristian Shpendi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Panair, miqësi dhe solidaritet: Festa e gjimnazit “Aleksandër Moisiu” që bashkoi Kavajën me Austrinë

Në Gjimnazin “Aleksandër Moisiu”, panairi tradicional i nxënësve u...

Trump: Për Iranin nevojitet nafta, jo përshkallëzim me armë

Një numër raportesh në shtypin ndërkombëtar kanë treguar se...

Nufi në Bruksel: Forcojmë dialogun strategjik me NATO-n

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi në Bruksel një...

Kodi i ri Penal, Celibashi takim me Rakipin: Në fokus veprat penale në fushën e zgjedhjeve

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, drejtori i Shkollës...