7.5 C
Tirana

Baba i tre vajzave, njeri punëtor”, si njihej Bujar Çela në Bradashesh

Më datë:

Ndërsa kanë kaluar disa orë nga ekzekutimin i taksistit Bujar Çela në Bradashesh të Elbasanit, si shenjë hakmarrje për vëllain e tij të shumëkërkuar pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, por edhe për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës, mësohen të tjera detaje.

Ai ishte baba i tre vajzave, i martuar dhe jetonte në këtë zonë. Fqinjët e njohin për njeri të qetë, punëtor dhe që shihte hallet e tij. Ndërsa me të vëllanë, Talo çela thuhet se nuk kishte marrëdhënie, madje vitet e fundit nuk flisnin, sidomos pas rrugës kriminale të ndjekur prej tij.

“Kam mundur të shkoj në afërsi të banesës së Bujar Çelës, trupi i të ndjerit nuk ka mbërritur ende në shtëpi. Ai është baba i tre vajzave, jetonte në këtë zonë, njihej si njeri shumë i qetë. Dyshohet që është vrarë në shenjë hakmarrje për vëllain, por nuk ka pasur marrëdhënie të mira me të, sidomos vitet e fundit kur drejtimet e tyre në jetë kanë qënë të ndryshme. Bujari ishte taksist, ngrihej herët në mëngjes dhe punonte, ndërsa i vëllai i përqendruar në rrugë kriminale ndaj tij ka 2 urdhër-arreste”.

Për ngjarjen ka të shoqëruar të shumtë në polici, si dhe janë sekuestruar kamerat e sigurisë në lokal dhe në rrugë për të kuptuar lëvizjet e autorëve.

Ndërkohë që 1 orë pas vrasjes në lokalin ku u ekzekutua Çela njerëzit vijojnë përditshmërinë e tyre, janë të qetë e pinë kafe, ndërsa gjithçka ndodhi u harrua në pak orë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Lirohen 4 protestuesit/Noka: Jo ata, por Rama është destabilizuesi i vetëm i Shqipërisë!

Gjykata e Apelit e Tiranës ka liruar katër protestuesit...

Kosovë, shtyhet seanca gjyqësore për rastin e sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit

Seanca fillestare në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në rastin...

Akuza për korrupsion dhe pastrim parash, kalon për gjykim dosja e kardiologut Edvin Prifti

Dosja penale ndaj mjekut kardiolog Edvin Prifti ka kaluar...

U arrestuan në tubimin kombëtar të PD! Lirohen 4 protestuesit, gjykata cakton “detyrim paraqitje”

Katër protestues të Partisë Demokratike, të arrestuar gjatë protestës...