Avionët luftarakë izraelitë sulmojnë pozicione të Hamasit në Gaza

Më datë:

Avionët luftarakë izraelitë kanë shënjestruar pozicione që i takojnë Brigadës Ezzedine al-Qassam në pjesën veriore dhe perëndimore të Rripit të Gazës nën okupim.

Sipas burimeve nga terreni, disa pozicione të krahut ushtarak të Hamasit u goditën nga raketat e lançuara nga avionët luftarakë dhe nga helikopterët izraelitë.

Ushtria izraelite në një kumtesë tha se helikopterët izraelitë kanë shënjestruar infrastrukturën nëntokësore në rajon që i përket Hamasit.

Në kumtesë thuhet se sulmi është kryer si përgjigje ndaj balonave të zjarrit nga Gaza në Izrael.

Nuk është raportuar për viktima.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...

Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë...