Jep dorëheqje kryeministri i Ukrainës pas publikimit të përgjimeve

Më datë:

Kryeministri i Ukrainës, Oleksiy Honcharuk njoftoi se ka paraqitur dorëheqjen e tij, një ditë pasi ishte inçizuar duke thënë se presidenti i vendit nuk di asgjë për ekonominë.

Në një postim sot në rrjetin social, Honcharuk tha se ai i ka paraqitur dorëheqjen presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

“Unë e mora këtë post për të zbatuar programin e presidentit. Ai është një shembull i transparencës dhe vendosmërisë për mua”, tha ai.

“Megjithatë, për të shmangur çdo dyshim në lidhje me respektin dhe besimin tim për presidentin, unë shkrova letrën e dorëheqjes dhe ia dërgova presidentit për ta paraqitur në Parlament”, thuhet në dorëheqjen e Honcharuk.

Në fillim të kësaj jave, doli një audio-regjistrim, në të cilin Honcharuk dëgjohet duke bërë komente ofenduese mbi njohuritë e presidentit Zelenskiy për ekonominë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha për incidentet në protestë: Shenja alarmante të sjelljes së pushtetit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas...

Dy të vdekur dhe 17 të plagosur, zbardhen detaje nga aksidenti i autobusit

Si pasojë e përmbysjes së autobusit në autostradën Tiranë-Durrës...

Operacion i madh në Tiranë, çmontohet rrjeti i drogës pranë institucioneve arsimore

Goditet një grup i strukturuar kriminal që shiste lëndë...

Dosja “5D”, ish-drejtori i bashkisë së Tiranës kalon në “Arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën masës...