Austria merr masa ekstreme: Ndalohet hyrja në bare dhe restorante për personat e pavaksinuar

Më datë:

Austria ka marrë masa ekstreme kundër personave të pavaksinuar. Ata që ende ngurrojnë të vaksinohen, nuk do të kanë të drejtën të hynë në restorante, kafene dhe në të gjitha hapësirat tjera të cilat mund të shfrytëzohen gjatë kohës së lirë.

E gjithë kjo po bëhet për të frenuar valën e katërt të pandemisë, ndërkohë që shifra e të infektuarve gjatë ditës së premte ka arritur në 9.388 raste të reja, raporton albinfo.at.

Kjo u arrit gjatë një takimi të përbashkët mes qeverisë dhe krerëve të landeve të Austrisë i cili u mbajt të premten në mbrëmje. Siç mëson oe24, qeveria pret që numri i infeksioneve të reja të dyfishohet në 20,000 në dy javët e ardhshme.

Rregulli 2G do të thotë për personat e vaksinuar apo të shëruar nga Covid -19

Kjo masë po ashtu do të zbatohet edhe për shërbimet tjera të cilat kanë kontakt të ngushtë me personat tjerë si p.sh në: sallonet e ondulimit, frizerët dhe sallonet tjera të bukurisë. Po ashtu e njëjta rregullore do të vlejë edhe për eventet ku do të grumbullohen më shumë se 25 persona.

Rregulli 3G (i vaksinuar, i shëruar apo i testuar me PCR negativ) do të zbatohet në vendin e punës.

Certifikata e vaksinimit është e vlefshme vetëm për 9 muaj. (Jo si më parë që ishte për 12 muaj).

Austria synon, gjithashtu, të hapë fushatën e vaksinimit për fëmijët nga mosha 5 deri në 11 vjeç dhe do të nisë një fushatë informuese që synon të inkurajojë banorët tashmë të imunizuar që të marrin një dozë të tretë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...